Kampioni sfidohet në Mitrovicë - Gazeta Express
string(30) "kampioni-sfidohet-ne-mitrovice"

Kampioni sfidohet në Mitrovicë

Basketboll

Gazeta Express

20/08/2021 17:19

U hodh shorti i sezonit të ri të Superligës së basketbollit, Golden Eagle Ylli do ta vizitojë Trepçën. Edicioni 2021/2022 fillon kah mesi i muajit shtator

Golden Eagle Ylli do të sfidohet nga Trepça në Mitrovicë, në hapje të kampionatit të Kosovës në basketboll. Sot është hedhur shorti i edicionit të ri në ligën elitare, ku na presin ndeshje interesante. Therandasit synojnë ta mbrojnë titullin e kampionit dhe do të mundohen ta nisin me këmbë të mbarë sezonin 2021/2022.

Lexo Edhe:

Kurse, mitrovicasit janë përforcuar gjatë verës dhe synojnë t’i mbajnë pikët në palestrën “Minatori”. Prizreni 16, i cili vitin e kaluar quhej Ponte Prizreni, do ta presë Rahovecin. Kurse, nënkampionia e Kosovës, Peja do të ketë punë me Bashkimin, në një ndeshje derbi, shkruan Gazeta Express.

E Sigal Prishtina do ta vizitojë të rikthyerën në Superligë, Dritën. Sezoni i ri i basketbollit do të nisë kah mesi i muajit shtator. Pjesa më e madhe e skuadrave kanë bërë përforcime, prandaj rivaliteti edhe këtë sezon do të jetë i ashpër. Paraprakisht, në fillim të shtatorit do të zhvillohen garat e Superkupës së Kosovës ne basketboll. /Gazeta Express/