50 kilogramë tritol e vendosur në 33 kallëpe të lidhur me njëri tjetrin u vendosën ditën e djeshme nga 3 persona të maskuar në një biznes cimentoje pasi këta të fundit, kishin lidhur me natriban rojen e objektit.
Gazetarja Anila Hoxha zbulon të dhënat tragjike nga ngjarja e djeshme, për të cilën ende nuk ka një njoftim nga policia e shtetit.
Por nëse tritoli do kishte shpërthyer, në lagjen numër 14 në Durrës do kishte ndodhur një masakër e vertetë.
Ka qenë roja i objektit që arriti të zgjidhet po vetë, që ka lajmëruar policinë për ngjarjen e ndodhur. Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja që personat e maskuar që kanë vendosur tritolin nuk e kanë shpërthyer atë. Gazetarja vetë, aludon për një plan të mirëmenduar në formë mesazhi.
Sipas Anila Hoxhës, të zotët e biznesit, ngrenë supet.
Fabrika e çimentos në Shkozet të Durrësit ka gjashtë pronarë. Ndërkohë ditën e djeshme, forca të shumta xheniere kanë mbërritur në vendin e ngjarjes pas denoncimit të rojes, kanë rrethuar vendin, kanë larguar njerëzit nga perimetri, dhe kanë vijuar punën për të parë atë që ka ndodhur realisht.
Ekspertet xheniere me të cilët ka folur gazetarja, kembengulin se fitili me gjatesi 50 metra distance nuk u ndez nga bateria e pamjaftueshme.
Megjithatë, në njoftimin e djeshëm të policisë së shtetit, është pasqyruar edhe ky lajm por nuk është vendosur sasia e tritolit që është instaluar në objekt.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.08.2021, rreth orës 03:15, persona ende të paidentifikuar, janë futur në një subjekt (firmë për prodhimin e lëndeve ndërtuese) në lagjen nr.14, Durrës, me adminstrator shtetasin M. L., dhe kanë vendosur një sasi të dyshuar lënde eksplozive e cila nuk ka shpërthyer.
Pas sigurimit të vendit të ngjarjes nga shërbimet Policisë, Forcat Xheniere kanë realizuar çmontimin e lëndës shpërthyese.
Është ngitur një grup i posaçëm hetimor i përbërë nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, strukturat e DVP Durrës dhe nën Drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, dhe vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...