string(85) "te-vendosur-per-ta-djegur-te-sarajet-zjarri-u-vendos-dy-here-deshmitaret-pane-autorin"

Shqiperi

Gazeta Express

17/08/2021 8:25

Të vendosur për ta djegur, te ”Sarajet” zjarri u vendos dy herë, dëshmitarët panë autorin

Shqiperi

Gazeta Express

17/08/2021 8:25

Flakët që përfshinë një nga ndërtesat historike në qendër të Tiranës pak para mesnatës, Sarajet e Toptanëve pasi zjarri u fik herën e parë, pas largimit të zjarrëfikëses u aktivizua përsëri ndërkohë që vetëm qytetarët dhe shërbime të policisë ndodheshin në vendngjarjë.

Forcat zjarrfikëse u rikthyen pasi u lajmëruan për të dytën herë që flakët ishin aktive dhe bënë të mundur shuarjen e tyre.

Shkaqet që çuan në rënien e zjarrit te monumenti i kulturës “Sarajet” nuk dihen ende mirëpo sipas dëshmitarëve kanë qënë klientët e një lokali aty pranë që kanë parë zjarrëvënësin teksa ikte me vrap.

Ngjarja pritet që të zbardhen në vazhdim nga grupi hetimor i policisë.