Gjermania mbështet "Open Balkan"/ Pollo-Ramës: Gjermania nuk ka asnjë lidhje me 'Ballkanin e Hapur' - Gazeta Express
string(93) "gjermania-mbeshtet-open-balkan-pollo-rames-gjermania-nuk-ka-asnje-lidhje-me-ballkanin-e-hapur"

Shqiperi

Gazeta Express

11/08/2021 20:56

Gjermania mbështet “Open Balkan”/ Pollo-Ramës: Gjermania nuk ka asnjë lidhje me ‘Ballkanin e Hapur’

Shqiperi

Gazeta Express

11/08/2021 20:56

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Genc Pollo i është përgjigjur kreut të qeverisë Edi Rama pas deklaratës së tij se Gjermania  mbështet të ashtuquajturin “Ballkani i Hapur”.

Ndër të tjera Pollo shkruan se zëdhënësi i kancelares Merkel, është qartazi në përkrahje të plotë të Tregut të Përbashkët Rajonal (TPR) dhe nuk ka asnjë lidhje fizike, organike, funksionale apo organizative me Minishengenin e Ballkanin Hapur.

Më tej Pollo shkruan se në TPR marrin pjesë të tërë shtetet e Ballkanit Perëndimor përfshi Kosovën ndërsa në Minishengen kemi vetëm trojkën Vuçiç, Zaev e Rama.

Postimi i plotë

Shprehja “ti lësh tjetrit kopilin në derë” nënkupton një veprim të bërë fshehurazi nga dikush dhe që do të shkaktoje më së paku surprizën e të zotit të shtëpisë.

Elementi fshehurazi mungon në deklaratën (cicërimë në tëitter) e Edi Ramës se qeveria gjermane përkrahu nismën e tij bashkë me  Vuçiçin e Zaevin të riquajtur Ballkan i Hapur (deri dje Minishengeni).

Në fakt deklarata e zotit Seibert, zëdhënës i kancelares Merkel, është qartazi në përkrahje të plotë të Tregut të Përbashkët Rajonal (TPR), një produkt i Procesit të Berlinit i nismuar para disa vitesh po nga zonja Merkel. TPR nuk ka asnjë lidhje fizike, organike, funksionale apo organizative me Minishengenin e Ballkanin Hapur. Në TPR marrin pjesë të tërë shtetet e Ballkanit Perëndimor përfshi Kosovën. Në Minishengen kemi vetëm trojkën Vuçiç, Zaev e Rama.

E megjithatë Rama nuk e ka për zor të thotë se qeveria gjermane mbështet Minishengenin. Dhe t’i gjejë kështu kopilit të tij një baba të madh e të kamur.

Ah po! Dy nismat kanë  diçka të përbashkët: edhe trojka udhëheqëse e Minishengenit, ashtu si dhe TPR, i referohet katër lirive europiane. Si t’i thuash tjetrit se meqë foshnja ka dy duar e dy këmbë atëhere është e jotja.