string(68) "cila-eshte-madhesia-e-trurit-te-njeriut-ne-raport-me-kafshet-e-tjera"

Lajme

Gazeta Express

02/08/2021 13:17

Cila është madhësia e trurit të njeriut në raport me kafshët e tjera?

Lajme

Gazeta Express

02/08/2021 13:17

Truri i njerëzve nuk është më i madhi krahasuar me atë të të gjitha kafshëve tjera. Truri mesatar i njeriut ka masë rreth 1 kg. Në të kundërt, truri i një balene ka masë rreth 8 kg, ndërsa i elefantit afro 5 kg.

Ju mund të tundoheni të mendoni se truri më i madh do të thotë më i zgjuar dhe sepse njerëzit janë ‘kafshët’ më të zgjuara, prandaj kanë trurin më të madh. Por biologjia nuk funksionon në këtë mënyrë.

Kur një kafshë ka madhësi të përgjithshme më të madhe, të gjitha organet e saj duhet të jenë përgjithësisht më të mëdha, në mënyrë që të mund ta mbajnë gjallë.

Një balenë peshon afërsisht 35 deri në 45 ton dhe ka gjatësi rreth 15 metra. Me kaq shumë ‘ind biologjik’ për t’u kujdesur, balena ka nevojë për një zemër gjigande që të arrijë të pompojë gjakun në gjithë këtë trup, ka nevojë po ashtu edhe për mushkëri të mëdha në mënyrë që të sigurojë oksigjenin dhe pa dyshim edhe për një tru gjigand në mënyrë që të arrij t’i koordinojë të gjitha proceset.

Balenës i duhet truri i madh jo që është intelegjente, por sepse ka kaq shumë funksione të nivelit të ulët për të kryer me një trup kaq të madh.

Sperm whale – lloji i balenës për të cilën flitet në këtë artikull

Në të vërtetë intelegjenca është e lidhur me madhësinë e trurit në krahasim me madhësinë e trupit.

Nëse një tru i madh është vendosur në një trup të vogël, ka më pak përpunim dhe kontroll të nivelit të ulët të sinjalit që truri duhet të kryejë.

Si rezultat, truri mund të lirohet për të menduar të nivelit më të lartë. Inteligjenca duket se varet nga shumë faktorë: madhësia absolute e trurit, madhësia relative e trurit, lidhja, harxhimi i energjisë, etj.

Por, si një model i përafërt, madhësia relative e trurit në të vërtetë lidhet me inteligjencën brenda grupeve kryesore të organizmave. Ndërsa njerëzit nuk kanë trurin më të madh në përgjithësi, por në raport me trupin e tyre – kanë trurin më të madh në mesin e gjitarëve.

Përkthehu: Shkëndije Berisha