Gruaja me koronavirus arratiset nga spitali, disa ditë pasi solli në jetë fëmijën - Gazeta Express
string(80) "gruaja-me-koronavirus-arratiset-nga-spitali-disa-dite-pasi-solli-ne-jete-femijen"

Lajme

Gazeta Express

02/08/2021 7:58

Gruaja me koronavirus arratiset nga spitali, disa ditë pasi solli në jetë fëmijën

Lajme

Gazeta Express

02/08/2021 7:58

Një grua, pozitive me koronavirus, është arratisur nga një spital në Palermo të Italisë, pak kohë pasi ka lindur fëmijën.

Ngjarja ndodhi në Spitalin Cervello, më saktë në repartin  COVID të obstetrikës.

Lexo Edhe:

Ajo u arratis falë ndihmës së bashkëshortit, që kishte hyrë fshehurazi në dhomën e saj dhe janë larguar bashkë. Nga dëshmitë e para, thuhet se gruaja iu kishte thënë personelit shëndetësor se është e pavaksinuar.

Mësohet se gruaja ishte shtruar në spital dy ditë më parë dhe i ishte nënshtruar një operacioni cezarian. Por, vetëm dy ditë pas lindjes, gruaja ka ikur dhe ka lënë foshënjën në spital. Policia italiane po heton rastin e çuditshëm.