Koln i thotë ‘jo’ Rexhbecajt, rikthehet te Wolfsburg, por do të huazohet sërish - Gazeta Express
string(75) "koln-i-thote-jo-rexhbecajt-rikthehet-te-wolfsburg-por-do-te-huazohet-serish"

Futboll

Gazeta Express

29/07/2021 16:23

Koln i thotë ‘jo’ Rexhbecajt, rikthehet te Wolfsburg, por do të huazohet sërish

Futboll

Gazeta Express

29/07/2021 16:23

Elvis Rexhbecaj nuk do të qëndrojë as këtë sezon te Wolfsburg, por pritet të larohet edhe një herë në formën e huazimit.

Mesfushori dardan qëndroi  një sezon e gjysmë në huazim tek FC Koln, por klubi gjerman në fund vendosi të mos e shfrytëzojë të drejtën e blerjes.

Lexo Edhe:

Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit gjerman, VFL Bochum ka shprehur interesim për transferimin e Rexhbecajt.

Drejtuesit e skuadrës bardhekaltër e shohin Rexhbecajn si një përforcim të madh

Prej ditësh ata kanë hyrë në bisedime me Wolfsburgun për huazimin e tij në sezonin e ardhshëm.

Vetë lojtari është i gatshëm të bashkohet me Bochumin, ku do të kishte mundësi më të mëdha aktivizimi.

Rexhbecaj zhvilloi 46 ndeshje zyrtare me Koln dhe realizoi shtatë gola e dhuroi po aq asiste.