Zbardhet dëshmia e Fatos Tushes: E njoh biznesmenin Lami, por s'kam dorë te tenderi - Gazeta Express
string(80) "zbardhet-deshmia-e-fatos-tushes-e-njoh-biznesmenin-lami-por-skam-dore-te-tenderi"

Shqiperi

Gazeta Express

28/07/2021 21:18

Zbardhet dëshmia e Fatos Tushes: E njoh biznesmenin Lami, por s’kam dorë te tenderi

Shqiperi

Gazeta Express

28/07/2021 21:18

Ish-kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, i arrestuar për korrupsion me tenderat publikë, ka qenë sot i pranishëm në seancën maratonë në GJKKO ndaj tij dhe të arrestuarve të tjerë.

Para togave të zeza ish-kryebashkiaku nuk e ka mohuar njohjen me biznesmenin Ibrahim Lami, me të cilin doli në përgjime duke komunikuar për tenderat, por thotë se nuk ka lidhje me abuzimet me tenderat.

“E njoh Ibrahim Lamin, por s’kam asnje lidhje me veprime qe bien ndesh me detyrën. Nuk kam pasur asnje autoritet mbi tendrin, nuk kam qene kryetar dhe ent prokurues, ka qene Drejtoria e Punëve Publike dhe jo Bashkia e Lushnjës. Ibrahim Lamin e njoh, por s’kam lidhje me tenderin”, ka thënë Tushe në GJKKO.