Debati me fjalë përfundon me dy të plagosur me armë zjarri në Tiranë - Gazeta Express
string(68) "debati-me-fjale-perfundon-me-dy-te-plagosur-me-arme-zjarri-ne-tirane"

Shqiperi

Gazeta Express

24/07/2021 21:13

Debati me fjalë përfundon me dy të plagosur me armë zjarri në Tiranë

Shqiperi

Gazeta Express

24/07/2021 21:13

Një sherr i nisur verbalisht ka përfunduar me përdorimin e armëve duke u mbyllur me dy të plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Konflikti i çastit ka ndodhur rreth orës 20:30 në rrugën “Todi Shkurti”, tek kompleksi “Grand” pranë Qytetit Studenti.

Dy të plagosurit janë transportuar në spital, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se njëri është në gjendje më të rëndë për jetën.

Të shtënat kanë alarmuar banorët e lagjes, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes pas sinjalizimit.