Përsëritet tragjedia? Mbetet mister vdekja e të resë në Greqi, policia kërkon të dashurin - Gazeta Express
string(87) "perseritet-tragjedia-mbetet-mister-vdekja-e-te-rese-ne-greqi-policia-kerkon-te-dashurin"

Shqiperi

Gazeta Express

17/07/2021 14:27

Përsëritet tragjedia? Mbetet mister vdekja e të resë në Greqi, policia kërkon të dashurin

Shqiperi

Gazeta Express

17/07/2021 14:27

Është mbështjellë nga misteri vdekja e një 22-vjeçareje në  Folegandros të Greqisë, trupi i pajetë i së cilës u nxorr nga deti mbrëmjen e djeshme.

Ajo kishte shkuar në zonën ku u gjet e vdekur për pushime me të dashurin, i cili po ashtu rezulton të jetë i zhdukur.

Të dyja familjet janë të tronditura për shkak të asaj që ka ndodhur, pasi vetëm një muaj e gjysmë më parë Greqia u trondit nga vrasja e Carolines nga bashkëshorti i saj, ngjarje që irritoi të gjithë opinionin publik.

Ekspertët nuk kanë zbuluar shenja dhune në trupin e vajzës së gjetur duke minimizuar mundësinë e një vrasjeje, megjithatë hetimet vazhdojnë, ndërsa zhdukja e të dashurit e bën edhe më të mistershme situatën.