KPA lë në fuqi vendimin e Komisionit, konfirmohet në detyrë gjyqtari i Gjirokastrës Ramiz Lala - Gazeta Express
string(93) "kpa-le-ne-fuqi-vendimin-e-komisionit-konfirmohet-ne-detyre-gjyqtari-i-gjirokastres-ramiz-lala"

Shqiperi

Gazeta Express

12/07/2021 16:11

KPA lë në fuqi vendimin e Komisionit, konfirmohet në detyrë gjyqtari i Gjirokastrës Ramiz Lala

Shqiperi

Gazeta Express

12/07/2021 16:11

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për gjyqtarin e Gjirokastrës, Ramiz Lala.

Ai ishte konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 26 korrik të vitit 2019.

Lala është Kryetar i Gjykatës Administrative i Shkallës së Parë, Gjirokastër.

Njoftimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 50/2019, datë 14.10.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 190, datë 26.07.2019, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ramiz Lala.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 190, datë 26.07.2019 që i përket subjektit të rivlerësimit Ramiz Lala.

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 12.07.2021.