Burri tregon si u kafshua në guacë nga pitoni që iki nga banesa e fqinjit - Gazeta Express
string(73) "burri-tregon-si-u-kafshua-ne-guace-nga-pitoni-qe-iki-nga-banesa-e-fqinjit"

Lajme

Gazeta Express

08/07/2021 9:37

Burri tregon si u kafshua në guacë nga pitoni që iki nga banesa e fqinjit

Lajme

Gazeta Express

08/07/2021 9:37

Austriaku 65-vjeçar, Walter Erhart, tregoi se si u fut në tualet si zakonisht dhe kuptoi se në guacë ishte një gjarpër i madh vetëm pasi u kafshua prej tij.

Gjarpri ishte larguar nga banesa e fqinjit, i cili mban 11 gjarpërinj, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

“Shkova në tualet si zakonisht. E ndeza dritën, u ktheva, u ula, siç bëj gjithmonë, kur papritmas ndjeva një kafshim”, tha ai. Kafshimi i erdhi nga një gjarpër 1.6 metër i gjatë.

“Pastaj pashë gjak në këtë pjesë. Vetëm atëherë e kuptova se më ka kafshuar”, shtoi Erhart.

Werner Stangl, ekspert i gjarpërinjve që e largoi këtë gjarpër nga tualeti, tha: “Më duhet të pranoj se nuk ishte mision i lehtë. Vetëm një pjesë e vogël e trupit të gjarprit ishte jashtë tualetit dhe donte të kthehej në kanalizim.”

Fqinji i të moshuarit që u kafshua nga gjarpri mban 11 zvarranikë të tillë në banesë. Ai tani mund të përballet me akuzën për lëndim trupor.