FC Prishtina do të luajë nesër në fazën e parë të Ligës së Kampionëve kundër njërës nga skuadrave më të vështira dhe më të mira në këtë fazë, Ferencvaros
Djemtë e Zekirja Ramadanit kanë zbarkuar në Budapest para gjashtë orëve, kurse sonte ata kanë shkuar në “Groupama Arena” ku kanë zhvilluar stërvitjen e parë.
Por, para seancës së parë stërvitore, Prishtina ka mbetur paksa e befasuar kur ka postuar në ekranin e madh fjalë shqip. “Mirëseardhje”, kanë shkruar ata.
FC Prishtina luan nesër kundër Ferencvaros në fazën e parë të eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve. Ndeshja pritet që të fillojë në orën 18:00. /GazetaExpress/