Një zjarr i madh ka shkrumbuar një stallë bagëtish në Lushnje, duke përfshirë edhe bagëtitë që ndodheshin brenda saj.
Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Savër, ndërsa aktualisht në vendin e ngjarjes kanë mbërritur 4 zjarrfikëse.
Shuarja e flakëëve është tepër e vështirë, për shkak të sasisë të madhe të barit të thatë mbahej në stallë, rreth 1,000 dëngje.
Pronari Dalip Gjyshja ka thënë se dëmi është tepër i madh pasi flakët kanë djegur të gjitha bagëtitë që ndodheshin brenda.