Ish trajneri i Bayern Munich ka dyshime që ish menaxheri i Kombëtares do t’i përshtatet ndonjë klubi dhe beson që ai më se miri është të luajë rolin e analistit në TV
Joachim Low duhet të heq dorë nga të qenit trajner dhe të bëhet një analist në televizion pasi të largohet si trajner i Gjermanisë, thotë Ottmar Hitzfeld.
Low, e drejtoi për herë të fundit Kombëtaren këtë javë, ku ata humbën 2-0 nga Anglia në 1/8-ën e finales në Euro 2020. Ish trajneri i Stuttgartit dhe Fenerbahces drejtoi për 15 vite Gjermaninë dhe tashmë është lidhur me drejtimin e disa skuadrave në Europë.
Ish trajneri i Bayern Munichut dshe Zvicrës, Hitzfeld beson se 61 vjeçari do të vuan për tu kthyer në nivel klubesh dhe në vend të kësaj duhet të fillojë punon në TV.
“Nuk e di çfarë do të bëj ai por këshilla e ime është që mos të vazhdojë më të njëjtin stres duke menaxhuar 60 ndeshje në vit, është shumë stres”, tha Hitzfeld për Sportbuzzer. “Spanja, Italia, Anglia, Franca – nuk i përshtaten atij. Ekspert në TV do të ishte puna më e mirë, këtë ia këshilloj unë”.
Low është parë si një pretendues për të zëvendësuar Frank de Boer si trajner të Holandës pasi që ai u eliminua nga Republika Çeke me rezultat 2-0, por trajneri gjerman ka thënë se atij i duhet pak kohë për të vendosur për të ardhmen e tij dhe ka dhënë shenja se ai nuk do të dorëzohet se drejtuari një Kombëtare apo një ekip.
“Pas 15 viteve në krye të gjërave, do të më bënte mirë që të merrem me veten paksa”, ka thënë ai para gazetarëve. “Një pushim emocional është i rëndësishëm për mua, jam në Gjermani që një kohë të gjatë dhe nuk po shikoj që menjëherë të ndërrojë vend”. /GazetaExpress/