Gastroskopia është një ekzaminim bazë dhe mjaft i zakonshëm në fushën e Gastroenterologjisë.
Është një metodë për të ekzaminuar pjesën e sipërme të Traktit Tretës, i cili përbëhet nga Ezofagu, Stomaku dhe Duodeni.
Ky ekzaminim kryhet me ndihmën e një endoskopi, i cili është një instrument fleksibel në formën e një tubi të hollë dhe i pajisur me një sistem video-optik.
Me anë të tij Mjeku Gastrolog mund të shohë dhe të vlerësojë sipërfaqen e brendshme të traktit tretës.
Gastroskopia si ekzaminim zgjat vetëm pak minuta.
Kjo metodë ekzaminimi nuk shkakton dhimbje pavarësisht se mund të përshkruhet si një ekzaminim i pakëndshëm për pacientin. Orofaringu (Fyti) do të mpihet me një lëndë Anestetike lokale, për të ulur ndjeshmërinë dhe për ta bërë më të lehtë kalimin e Gastroskopit.
Mund të aplikohet edhe proçedura e Sedacionit, nëse pacienti do ta kërkojë. Me anë të kësaj proçedure pacienti bie në një gjendje gjumi e cila bën të mundur që ekzaminimi të kalojë pa u kuptuar.
Para procedures pacienti duhet të ketë të paktën 6 orë pa konsumuar ushqim dhe 4 orë pa konsumuar lëngje.
Gastroskopia rekomandohet tek personat që paraqesin shqetësimet si:
– Vështirësi në gëlltitje.
– Urth.
– Dhimbje ose ndjenjë parehatie në pjesën e sipërme të barkut.
– Ndjesi e ngopjes së shpejtë.
Nëpërmjet Gastroskopisë vendosen në mënyrë përfundimtare diagnoza si:
Gastriti.
GERD.
Ulçera të Ezofagut, Stomakut, Duodenit.
Tumore beninje apo malinje.
Variçe të Ezofagut, Stomakut (Ciroza Hepatike).
Gastroskopia shërben edhe për trajtime të tjera terapeutike, si:
– Heqjen e polipeve.
– Zgjerimin e Stenozave (ngushticave) të ezofagut ose të Pilorit (pjesës dalëse të stomakut në zorrë të hollë).
– Largimin e trupave të huaj të gëlltitur nga pacienti si halë peshku, bërthama të ndryshme, sende metalike.
Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.
Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...