Pjesa e katërmbëdhjet
Publikohet historia e panjohur e Aleksandër Kondos, legjendës së peshëngritjes shqiptare që humbi jetën në moshën 27 vjeçare në rrethana tragjike dhe ende të pazbardhura plotësisht, gjatë një aksidenti automobilistik në Queens New York të SHBA-ve, ku ishte vendosur si emigrant politik pas arratisjes nga Shqipëria në majin e vitit 1985, duke qëndruar në Jugosllavinë e asaj kohe, pas kthimit të ekipit kombëtar nga Kampionati Europian i Peshëngritjes që ishte zhvilluar ato ditë në Poloni. Dosja e plotë voluminoze e ish-Sigurimit të Shtetit në ngarkim të Aleksandër Kondos, e deklasifikuar prej Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, ku ndodhen me qindra faqe që i përkasin periudhës nga viti 1981 kur filloi ndjekja operative dhe survejimi i rregullt ndaj tij nga ana e shërbimeve sekrete të regjimit komunist, e deri në vitin 1987, kur ajo dosje ua arkivua përfundimisht, pas vdekjes së tij tragjike.
Në Tiranën e fillim viteve ’80-të, jo vetëm për sportdashësit e shumtë por edhe më gjerë tek të rinjtë e kryeqytetit shqiptar, ra në sy dhe spikati një djalosh i ri, asokohe në moshën 20 vjeçare, si për portretin e fizikun e tij, ashtu dhe për pamjen e jashtme, me veshjet e modës së huaj, i cili në krahaqafë mbante çantën e sportit që s’e hiqte kurrë nga supi dhe në krahun tjetër, një radio-magnetofon të madh, që ai i sillte nga jashtë shtetit kur dilte me ekipin kombëtar të peshëngritjes në aktivitet ndërkombëtare. Ai ishte Aleksandër Kondo, pjesëtar i ekipit të peshëngritjes “Dinamo” të Ministrisë së Punëve të Brendshme (ku asokohe shërbente si ushtaraku i lartë në Gardën e Republikës, edhe i ati i tij), dhe gjithashtu i ekipit kombëtar, i cili në ato kohë, falë edhe vlerësimit dhe trajtimit të diferencuar që i bënte regjimi komunist në fuqi disa sporteve të rënda, kishte arritur rezultate të larta edhe në arenën ndërkombëtare.
Emri i Aleksandër Kondos si sportist filloi të bëhej gjithnjë dhe më i njohur, sidomos pas rezultateve të tij të larta të arritura në vitin 1984, në Pallatin e Sportit “Partizani” të kryeqytetit, kur ai fiksoi shifrat 200 kg. (në stilin e shtytjes) duke elektrizuar mijra sportdashës, (atë ditë më shumë spektatorë ishin jashtë pallatit të sportit se sa brenda tij), të cilët nën duartrokitjet e shumta, nuk largoheshin nga sheshi para pallatit, pa e parë nga afër atë djalosh, që i kishte mahnitur me rezultatet dhe performancën e tij. Që nga ajo ditë, Sandër Kondo, pothuaj u kthye në një mit në Tiranë dhe Shqipërinë e asaj kohe, pasi rezultatet e tij erdhën gjithnjë e në ngritje, jo vetëm në kampionatet kombëtare, por edhe në arenën ndërkombëtare ku ai vazhdimisht kishte rezultate të larta.
Por shumë e shumë më tepër nga kjo periudhë kohe kur Sandër Kondo, ishte në kulmin e karrierës, emri i tij u bë edhe më i njohur dhe filloi të diskutohej në mbarë vendin, në fundin e majit të vitit 1985, kur gjatë një aktiviteti ndërkombëtar në kuadrin e Kampionatit Europian të Peshëngritjes që zhvillohej në Varshavë të Polonisë, (ku ai ngriti 210 kg.), Kondo nuk u kthye më në Shqipëri, por së bashku me shokun e tij të ekipit, shkodranin Xhelal Sukniqin, nga Mali Zi shkuan në Beograd, në pritje për të fituar azilin politik për në SHBA-ve.
Ngjarja e arratisjes së dy sportistëve shqiptarë bëri bujë të madhe jo vetëm për shkak të emrit dhe famës së madhe që kishte Aleksandër Kondo asokohe, por edhe për shkak se ajo ngjarje u bë objekt “sherri” në mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, pasi Tirana zyrtare asokohe akuzoi hapur publikisht (në gazetën “Zëri i Popullit”), autoritetet jugosllave, duke thënë se dy sportistët shqiptarë ishin rrëmbyer prej shërbimeve sekrete jugosllave (UDB-së) dhe kërkoi kthimin e tyre në atdhe.
Por ai pretendim i Tiranës zyrtare, nuk kishte asgjë të vërtetë, pasi Kondo dhe Sukniqi e përgënjeshtruan atë gjë në takimin që u bë në Beograd, në mes përfaqësuesve të ambasadës shqiptare dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të saj, e palës jugosllave, ku Sandër Kondo, pasi shau mbarë e prapë regjimin komunist të Enver Hoxhës, tentoi të godiste me tavëll duhani edhe diplomatin shqiptar, që ngulte këmbë se ai duhej të kthehej në Shqipëri, ku e priste familja dhe gjithë shoqëria.
Pas kësaj, Sandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi fituan azilin politik për në SHBA-ve, ku Sukniqi ndodhet akoma, ndërsa Kondo, humbi jetën në një aksident automobilistik, më 1 maj të vitit 1987, (gjithnjë sipas versionit zyrtar të regjimit komunist të asaj kohe), dhe eshtrat e tij u kthyen në Shqipëri në vitin 2003.
Të gjitha këto tashmë janë të njohura prej vitesh, pasi për Aleksandër Kondon si legjenda e peshëngritjes shqiptare është shkruar shumë dhe babai i tij, Vangjel Kondo, ka dhënë disa intervista si në median e shkruar dhe vizive, madje janë bërë dhe disa dokumentarë televizivë, për të gjithë jetën dhe historinë e tij, deri ditën që u nda nga kjo jetë. Por përsëri, “Çështja Aleksanër Kondo”, ende nuk është zbardhur plotësisht, sidomos ajo pjesë që ka të bëjë me vdekjen e tij tragjike e cila vazhdon të mbetet e mbuluar me mister, si dhe survejimin që i është bërë atij nga ana e Sigurimit të Shtetit Shqiptar dhe segmenteve të tij që në vitin 1981, gjë e cila u bë publike për herë të parë nga ana e Autoritetit për Informim të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, e drejtuar nga znj. Gentjana Mara Sula, e cila në vitin 2018, i dorëzoi dosjen familjes Kondo, apo më saktë babait të tij, Vangjel Kondo.
Në atë dosje që z. Vangjel Kondo i’a ka besuar ekskluzivisht për botim Memorie.al, hidhet dritë dhe bëhet e ditur, vlerësimi, trajtimi dhe i gjithë survejimi e përndjekja, që i është bërë asokohe nga ana e regjimit komunist të Enver Hoxhës, një prej sportistëve më në zë të Shqipërisë, siç ishte Aleksandër Kondo, i cili ishte mjaft i njohur edhe në arenën ndërkombëtare. Nisur edhe nga ky fakt, Memorie.al do e publikoj të plotë dosjen në fjalë (me faksimilet përkatëse), në disa numra të rubrikës dossier.
Relacion i Punëtorit Operativ të Sigurimit të Shtetit, për dëshmitë e ardhura nga agjentura e Zbulimit Shqiptar në New York, lidhur me lëvizjet, takimet dhe bisedat e Kondos e Sukniqit me emigrantët në SHBA-ve
Sekret
Ekzemplar Nr. 2
Tiranë më 19.12.1986
Shoku B.S. nga New Jork me telin “Tepër urgjent” nr.1569, datë 14.12.1986 njofton:
Dhënë burimi “6131”
Tonit nr.1240 njoftojnë se:
Xhelali ka qenë dhe është i rregullt në punë. Të ardhurat për jetesë dhe banim, i ka siguruar nga punët e ndryshme që ka bërë. Por edhe nga ajo që para deri një muaji, kanë marrë para nga Zyra e Ndihmës së Emigracionit. Tani këto ndihma, i janë ndërprerë. Në fillim janë ndihmuar nga të arratisur të ndryshëm. “6131” i’u ka thënë gjithashtu se mbas goditjes që i’u bë…………………, objektit i ka hyrë frika se mos e pësojë dhe ai si…………………….., megjithëse janë krejt ndryshe nga njëri tjetri.
Është kjo arsyeja që “6131”, që ai ndërron shpesh banimin dhe punën që të ruhet shumë, nga çdo lëvizje që bën. Me të “6131”, është takuar kohët e fundit më 22 dhe 23 nëntor, në Kongresin e Bllokut. Por në të dyja ditët, ai ka qëndruar vetëm pak minuta dhe është larguar.
Teli është parë nga shoku Ministër e shoku S.R. pa shënime.
U nxor në tre kopje, për burimin, për A. Kondon, dhe për Xh. Sukniqin.
Puntori Operativ
D.M.
Plani i masave i Drejtorisë së III-të të Sigurimit të Shtetit, me detyrat përkatëse për ndjekjen, survejimin, kontrollin dhe presionet që do t’i bëheshin Kondos dhe Sukniqit në SHBA-ve
Sekret
Ekzemplar i vetëm
Tiranë më 24.12.1986
MIRATOHET
ZV DREJTORI I DREJTORISË III
R. Z.
PLAN – MASASH
AGJENTUROR OPERATIV NË DREJTIM TË ALEKSANDËR KONDOS
NË PËRPUNIM AKTIV 2.A.
I përmenduri është e ndiqet, në përpunim aktiv 2/A, si person me rrezikshmëri e tendenca të mprehta. Veprimtaria e tij armiqësore së bashku me shokun e tij Xhelal Sukniqi dhe rrezikshmëria e tyre është vërtetuar nga përpunimi i deritanishëm dhe konsiston në faktin, se ata janë shprehur e shprehen shumë armiqësisht ndaj vendit tonë, sistemit tonë shoqëror dhe udhëheqjes së Partisë e të shtetit, duke kaluar deri në telefonatat kërcënuese ndaj Misionit dhe shokëve tanë atje.
Janë të rekrutuar nga UDB-ja, dhe prej saj mund të shtyhen edhe në veprime të tjera të rrezikshme, për shkak të predispozicionit të tyre armiqësor veçanërisht A. Kondo. Për këto arsye si dhe për të parandaluar e ndërprerë në kohë çdo veprim të mundshëm, kundër vendit tonë e qytetarëve tanë jashtë shtetit, do të merren këto masa agjenturore operative:
Për ndjekjen e sqarimin e vazhdueshëm të këtyre objektivave do të merren edhe këto masa:
Telegram New Jork deri në 10.12.1986.
A. TH.
Kontrollon Kryetari i Degës VI, M.D.
Për burimet “6131” dhe “6403”, rezidentura të përpilojë vija sjelljeje, për t’u afruar e përpunuar hap pas hapi A. Kondon dhe të përcaktojë burimet e tjera, që kanë mundësi të përpunojnë atë, direkt apo indirekt.
Kryen rezidentura brenda 3 mujorit të I-rë 1987
Kontrollon Kryetari i Degës së VI,
M.D.
Të sqarohet sa qëndron kjo e dhënë,……………………………………dhe kjo të shfrytëzohet për demaskimin dhe diskretitimin e tyre, si njerëz ordinerë e pa personalitet.
Kryen rezidentura e New Jork në vazhdim
Kontrollon Kryetari i Degës së VI, M.D.
Kryen rezidentura në vazhdim
Kontrollon Kryetari i Degës VI, M. D.
Kryen rezidentura në vazhdim
Kontrollon Kryetari i Degës VI, M.D.
Të shfrytëzohet kjo me qëllim, që nëpërmjet lidhjeve familjare që ka A. Kondo këtu, pasi të studiohen, të shikohet mundësia e bërjes së një letre presioni prej tyre.
Kryen A. Th. brenda 6 mujorit të I-rë 1987
Kontrollon Kryetari i Degës VI, M. D.
Kryen rezidentura në vazhdim
Kontrollon Kryetari i Degës VI, M. D.
Mbi këtë bazë e duke shfrytëzuar të dhënat e tjera mbi veset negative e pikat e dobëta që dimë për ta, të përpunohet një letër anonime.
Kryen rezidentura në vazhdim
Kontrollon Kryetari i Degës VI, M. D.
Kryen rezidentura brenda 3 mujorit të 1 1987
Kontrollon Kryetari i Degës VI M. D.
Kryen rezidentura brenda 3 mujorit të I-rë 1987
Kontrollon Kryetari i Degës VI, M.D.
Kryen A. Th. deri në 30.1.1987
Kontrollon Kryetari i Degës VI, M.D.
PUNTORI OPERATIV
A. Th.
KRYETARI I DEGËS VI
M.D.
Relacione të Oficerit të Drejtimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për informatat e ardhura nga agjentura e Zbulimit Shqiptar në SHBA-ve, lidhur me lëvizjet, qëndrimet dhe bisedat e Kondos e Sukniqit me shqiptarët e arratisur atje
SEKRET
Ekzemplar i vetëm
Tiranë më 6.5.1987
Burimi “6403”
New Jork 5.8.1986
I N F O R M A T Ë
I arratisuri Aleksandër Kondo, gjendet mjaft keq moralisht, i dërrmuar, dhe i mërzitur. Tani ka filluar një punë të dytë si pastrues në një dyqan. Nuk është shprehur për ndonjë veprim të mprehtë kundër Shqipërisë. Ka thënë se ka dërguar para në Shqipëri, por i’a kanë kthyer mbrapsht.
OFICERI I DREJTIMIT
N. Gj. Sekret
Ekzemplar Nr 1
Tiranë më 22.5.1987
Marrë p.op. B.S.
Dhënë burimi “6131”
Datë 17.11.1986
I N F O R M A T Ë
Të arratisurit Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi, megjithëse banojnë veç e veç nga njëri tjetri me punë, janë vendosur që të dy në ndërtesën ku është përgjegjës A.B. në Manhattan të New Jork dhe punojnë si puntorë pastrimi. Burimi tha se sikur dhe herët e tjera Aleksandri, vazhdon të shprehë pakënaqësi ndaj regjimit në Shqipëri, ndërsa Xhelali tregohet më i rezervuar.
Puntori Operativ
D.M. Sekret
Ekzemplar Nr 1
Tiranë më 22.5.1987
Marrë P.op. B.S.
Dhënë burimi “6131”
Datë 31.7.1986
I N F O R M A T Ë
Aleksandër Kondo dhe Xhelal Sukniqi, vazhdojnë të jenë akoma në New Jork por që kohët e fundit, nuk banojnë më së bashku. Aleksandri shkon herë pas here në lokalin që ka burimi dhe ky, i ka dhënë gjithmonë për të ngrënë. Por asnjëherë nuk i ka dhënë para, megjithëse Aleksandri i ka hedhur ndonjëherë fjalën indirekt për para. Që të dy kanë ndërmend që të shkojnë me punë tek………………………….., ose si puntorë pastrimi në ndërtesën ku është përgjegjës…………………..! Kohët e fundit që të dy këta, sidomos Xhelali, nuk para flet keq për Shqipërinë dhe rrijnë si të frikësuar. Memorie.al
Puntori Operativ
D.M.
Vijon në numrin e ardhshëm
Copyright©“Memorie.al”
aaaaa