Sylvia Plath si një nga poetet dhe shkrimtaret e reja më premtuese amerikane lindi në Boston, dhe studioi në Smith College dhe në Universitetin e Cambridge-it, para se të njihej ndërkombëtarisht.
Në pjesën më të madhe të jetës së saj, Plath vuajti nga depresioni patologjik dhe u trajtua disa herë me terapitë e elektroshokut. Ajo i dha fund jetës duke kryer vetëvrasje në vitin 1963.
Plath njihet si një nga poetet më të rëndësishme në zhanrin e lirikës vetërrëfyese, dhe njihet kryesisht për dy përmbledhje me poezi, “The Colossus” dhe “Other Poems”.
Në vitin 1982 fitoi çmimin Pulitzer (pas vdekjes) për Collected Poems.
Romani i saj i vetëm “Kambana e qelqtë” është gjysmë autobiografik, me emra vendesh dhe personazhesh të ndryshuar.
Ky roman u botua në janar 1963 nën pseudonimin letrar Victoria Lucas që u prit në fillim me shpërfillje të madhe nga kritika.
Vepra e saj tërhoqi vëmendjen e një numri të madh lexuesish, të cilët konstatuan në vargun e saj njëjës, një përpjekje për të përshkruar dëshpërimin, emocionin e dhunshëm dhe obsesionin me vdekjen.
Në revistën e librit në “New York Times”, Joyce Carol Oates e përshkroi Plath-in si “një nga poetet më të famshme dhe më të diskutuara të pasluftës që shkruajnë në anglisht.”
Intensivisht autobiografike, poemat e Plath-it hulumtojnë ankthin e saj mendor, martesën e saj të trazuar me poetin Ted Hughes, konfliktet e saj të pazgjidhura me prindërit dhe vizionin e saj për veten.
Sylvia shkroi për natyrën, ose për kufizimet shoqërore të individëve. Përmes procesit të të shkruarit, ajo shprehu frikën parësore, kontradiktat dhe tensionin.
Në veprën e Plath-it vërejmë përdorimin e paqartë të teorisë psiko-analitike, dhe kjo na fton të rivlerësojmë lidhjet e vendosura nga kritikët midis poezisë rrëfyese dhe psikanalizës.
Përcjellja e vetvetes, kufijtë e kujdesit të të folurit dalin në pah në poezitë e saj, të cilat lexohen në formë sipërfaqësore, madje duket se ilustrojnë teoritë e Frojdit.
Kjo mënyrë i siguron asaj një mori personazhesh dhe embrionesh narrative, të cilat ajo i përdor si pikënisje, duke i lakuar konceptet frojdiane sipas qëllimeve të veta.
Plath-i ka vuajtur nga depresioni gjatë pjesës më të madhe të jetës së saj dhe fundi i saj qe tragjik. Ajo që e shtyu Sylvia Plath drejt vdekjes ishte e dhimbshme, por e qartë për psikiatrin e saj, depresion klinik.
Nga ana tjetër, pasi poetja e mrekullueshme, kreu vetëvrasje më 11 shkurt të vitit 1963, miqtë, adhuruesit dhe biografët e saj ishin të etur për të fajësuar dikë për këtë tragjedi, një person prej mishi dhe gjaku.
Më potenciali ishte bashkëshorti i saj poeti Ted Hughes, i cili e kishte braktisur Sylvian dhe dy fëmijët e tyre të vegjël për të dashurën e tij, Assia Esther Wevill.
Autorja, iu kishte shpëtuar nazistëve në fillim të Luftës së Dytë Botërore dhe kishte emigruar fillimisht në Palestinë, e më vonë në Mbretërinë e Bashkuar.
Ajo përjetoi një lidhje 6-vjeçare me poetin Ted Hughes, por vrau veten dhe vajzën e tyre katër vjeçe Shura duke përdorur një furrë me gaz, vdekje e ngjashme me vetëvrasjen e gruas së parë të Hughes, Sylvia Plath.
Fakti që edhe Assia kreu vetëvrasje pas gjashtë vitesh në të njëjtën mënyrë si gruaja e tij, Sylvia duke lënë hapur gazin e dhomës, vulosi fajësinë e Hughes.
Gjithsesi, poetja amerikane Sylvia Plath, jetës së të cilës i është kushtuar filmi “Sylvia” një prodhim i vitit 2003, interpretuar nga ylli hollivudian Gwyneth Paltrow, edhe pse jetëshkurtër, ka lënë gjurmën e saj të pashlyeshme në botën e letërsisë.
Sylvia Plath ishte një nga poetet më dinamike dhe të admiruara të shekullit XX.
Fluturime nga Düsseldorfi për në Prishtinë dhe anasjelltas me çmime shumë të volitshme Reisebüro Prishtina ofron sherbime të sigurta,...