Shpërblehet Sergio Busquets - Gazeta Express
string(27) "shperblehet-sergio-busquets"

Shpërblehet Sergio Busquets

Instant

Gazeta Express

23/06/2021 20:58

Sergio Busquets është vlerësuar si më i miri në sfidën Spanjë vs Sllovaki.

Kombëtarja e Spanjës është kualifikuar me vështirësi në të tetën e finales së Euro 2020.

“Stuhia e Kuqe” e fitoi ndeshjen vendimtare në Grupin E kundër Sllovakisë me rezultat bindës, 5:0.

Spanjollët i kishin dy barazime dhe ju nevojitej gjithsesi fitorja sonte.

Për herë të parë në Euro 2020, për Spanjën startoi Sergio Busquets, i cili mungoi në sfidat e para shkaku si nuk ishte gati, pasi kishte dal javë më parë pozitiv me COVID-19.

Prezenca e tij në fushë u vërejt menjëherë dhe pas paraqitjes mbresëlënëse, Busquets u vlerësua në fund më i miri i ndeshjes. /Gazeta Express/