Opozita kundërshton shkarkimin e Bordit të RTK-së - Gazeta Express
string(49) "opozita-kundershton-shkarkimin-e-bordit-te-rtk-se"

Opozita kundërshton shkarkimin e Bordit të RTK-së

Lajme

Gazeta Express

22/06/2021 10:51

Komisioni për Media është duke shqyrtuar rekomandimin për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së.

Kryetarja e Komisionit, Doarsa Kica-Xhelili i ka rekomanduar anëtarëve të komisionit që të iniciohet shkarkimi i anëtarëve të Bordit sipas rekomandimit të Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Lexo Edhe:

Nënkryetari i Komisionit, Mërgim Lushtaku ka thënë se të gjeturat nga Komisioni për Buxhet nuk janë evidente që të iniciohet një shkarkim i këtij Bordi.

Lushtaku poashtu ka pranuar se RTK-ja nuk është në formën më të mirë, por ka thënë se shkarkimi nuk duhet të bëhet për çështje politike.

“Rekomandimi imi është që mos të iniciohet një shkarkim i tillë për arsye politike. Mbetet në kompetencën e deputetëve që të vendosim për një shkarkim të tillë. Mediumi i RTK-së ka ngecje të mëdha por të gjeturat nuk kanë qenë aq evidente për një shkarkim të tillë. Jam dakord që të ketë ndryshime në Ligjin për RTK-në sidomos në aspektin menaxherial”.

“Nuk ka kritere që e bëjnë një mbikëqyrje të mirë. Ka mangësi në RTK sidomos në raportimin lidhur me buxhetin. E shohim që ka vullnet për shkarkim, ne e dimë që këto po bëhen për çështje politike”, është shprehur ai.

Ndërsa kryetarja e Komisionit, Doarsa Kica-Xhelili ka thënë rekomandimet e Komisionit për Buxhet japim mjaftë detaje dhe tregojnë që Bordi i RTK-së ka shkelur nenin 28 e 29 të Ligjit.

“Nga Komisioni për Buxhet kemi një rekomandim mjaftë të detajuar ku janë gjetur shkelje ligji përkatësisht nenit 28 dhe 29 nga Bordi i RTK-së. Jam e bindur që nuk ka kritere për emërimin e antëtarëve të Bordit”, është shprehur ajo.

Kurse anëtari i Komisionit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Agim Veliu ka thënë rekomandimi për shkarkim po bëhet tërësisht politik me qëllim të kapjes së mediumit publik.

“Për mendimi tim nuk është bërë një vlerësim i duhur i Bordit. Ky rekomandim është tërësisht poltik me qëllim të kapjes së një mediumi që duhet të jetë i pavarur”.

“Rekomandimit e Komisionit nuk janë bindëse. Është tërësisht një veprim politik. Ju e keni shumicën mund ta bëni por për mua kjo formë është e papranueshme” është shprehur ai.

Besim Muzaqi ka thënë se në këto pika të rekomanduara nga komisioni ka arsye të qëndrueshme për shkarkim të Bordit të RTK-së.

“Ky Bord ka dështuar totalisht. Situata është kristal e qartë, RTK-ja ka pasur një Bord që ka keqmenaxhuar, dhe qytetarët meritojnë një Bord krejt tjetër nga ky”.

“Rekomandoj të shkojmë drejtpërdrejtë në votim”, ka thënë ai.