Hoxhaj: Nuk lutemi që të mos kandidojë Bekim Jashari, Sami Lushtaku i fiton zgjedhjet pa balotazh në Skenderaj - Gazeta Express
string(108) "hoxhaj-nuk-lutemi-qe-te-mos-kandidoje-bekim-jashari-sami-lushtaku-i-fiton-zgjedhjet-pa-balotazh-ne-skenderaj"

Lajme

Gazeta Express

21/06/2021 21:22

Hoxhaj: Nuk lutemi që të mos kandidojë Bekim Jashari, Sami Lushtaku i fiton zgjedhjet pa balotazh në Skenderaj

Lajme

Gazeta Express

21/06/2021 21:22

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, ka folur lidhur me kandidaturat nëpër komuna për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Hoxhaj ka thënë se kandidati i përzgjedhur për kryetar të Skenderajt nga radhët e PDK’së, Sami Lushtaku, do arrijë t’i fitojë zgjedhjet pa balotazh, shkruan Gazeta Express.

“S’kemi nevojë me u lutë që të mos kandidojë Bekim Jashari për Skenderaj, Sami Lushtaku i fiton zgjedhjet pa balotazh në Skenderaj”, ka deklaruar ai.

Hoxhaj, ka konfirmuar më herët se Lushtaku do të jetë kandidat i kësaj partie për Kryetar të Komunës së Skenderajt.

“Është qëndrim i degës së PDK që Lushtaku të jetë kandidat për kryetar komune dhe kjo çështje është direkte e kandidatit që e propozon dega nëse e pranon ose jo”, ka shtuar tutje ai. /Gazeta Express/