Haradinaj: Kurti përgjegjës për rrezikimin e partneritetit me SHBA-në, nëse s'përgënjeshtron deklaratën për Marrëveshjen e Washingtonit - Gazeta Express
string(132) "haradinaj-kurti-pergjegjes-per-rrezikimin-e-partneritetit-me-shba-ne-nese-spergenjeshtron-deklaraten-per-marreveshjen-e-washingtonit"

Haradinaj: Kurti përgjegjës për rrezikimin e partneritetit me SHBA-në, nëse s’përgënjeshtron deklaratën për Marrëveshjen e Washingtonit

Lajme

Gazeta Express

19/06/2021 11:36

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj Qeverisë së Kosovës, konkretisht deklaratës së zëdhënësit të Kurtit, Perparim Kryeziu, i cili dje në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se Marrëveshja e Washingtonit s’ka vlerë juridike.

Haradinaj ka thënë se nëse Albin Kurti nuk e përgënjështron këtë deklaratë të zëdhënësit të tij, atëherë merr përgjegjësinë për rrezikimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lexo Edhe:

“Qeveria Kurti paska deklaruar se e vetmja marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që është nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, qenka juridikisht e pavlerë! Nëse Kryeministri, nuk e përgënjeshtron këtë deklaratë të zëdhënësit të tij, ai merr gjithë përgjegjësinë e rrezikimit të partneritetit strategjik me Amerikën që është jetik për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.

Kreu i AAK-së thotë se një gjë të tillë s’mund ta bëjë askush.

“Këtë nuk do të mund ta bëjë askush, asnjë qeveri e asnjë kryeministër!”, ka përfunduar Haradinaj.

Deklarata e zëdhënësit të Kurtit për Marrëveshjen e Washingtonit ka ardhur pavarësisht qëndrimit zyrtar të Administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës që drejtohet nga Joe Biden se Marrëveshja e Washingtonit duhet të jetë rruga e bashkëpunimit për të ecur përpara./GazetaExpress/