Riemërohet Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut, i shtohet pjesa “Viktima të Dhunës Seksuale gjatë Luftës” - Gazeta Express
string(113) "riemerohet-komisioni-parlamentar-per-te-drejtat-e-njeriut-i-shtohet-pjesa-viktima-te-dhunes-seksuale-gjate-luftes"

Lajme

Gazeta Express

17/06/2021 11:21

Riemërohet Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut, i shtohet pjesa “Viktima të Dhunës Seksuale gjatë Luftës”

Lajme

Gazeta Express

17/06/2021 11:21

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro vendimit për riemërimin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur, Peticione, duke ia shtuar edhe pjesën “Viktima të Dhunës Seksuale gjatë Luftës”, shkruan Gazeta Express.

Për riemërimin e këtij Komisioni kanë votuar 84 deputetë.

Në lidhje me këtë, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Vasfije Krasniqi Blair, u bëri thirrje deputetëve që ta përkrahin këtë propozim.

“Përmes votës së tyre, qytetarët u treguan të gatshëm për të përkrahur viktimat e dhunës seksuale të luftës në Kosovë, ku një hap i rëndësishëm në këtë drejtim është bërë përmes propozimit për riemërimin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione duke i shtuar edhe kategoria “Viktima të Dhunës Seksuale gjatë Luftës”, u shpreh Krasniqi Blair në Kuvend.  /Express/