Erërat e forta dëmtojnë pemët dhe shtyllat elektrike në sheshin e Pejës - Gazeta Express
string(71) "ererat-e-forta-demtojne-pemet-dhe-shtyllat-elektrike-ne-sheshin-e-pejes"

Instant

Gazeta Express

13/06/2021 20:11

Erërat e forta dëmtojnë pemët dhe shtyllat elektrike në sheshin e Pejës

Instant

Gazeta Express

13/06/2021 20:11

Erërat e forta që fryn sot në qytetin e Pejës kanë shkaktuar dëme materiale.

Në sheshin Skenderbeu po mbahej Panairi i Librit, ndërkohë që era ka shkatërruar tërësisht mbulojën nën të cilën mbahej ky organizim. Si pasojë, janë shkatërruar edhe disa pemë dhe janë dëmtuar shtyllat elektrike.

Sheshi kryesor në qytetin e Pejës është rinovuar tërësisht vetëm në këtë vit, pas dy viteve punime. Gjatë ndërtimit të tij ka pasur kritika për faktin që ishin nxjerrë me rrënjë pemët e vjetra ekzistuese në atë shesh, që paraprakisht ishte shtruar me mermer. Pas renovimit pllakat e mermerit janë larguar dhe është vendosur kalldrëmi.

Ndryshe, gjatë ditës ka mbajtur mot i ndryshueshëm në tërë territorin e Kosovës ndërsa ky trend pritet të vazhdojë edhe gjatë javës që vjen. /Express/