Ironizon nënkryetari i PD Shkodër, pasi nuk u lejua të votojë se nuk kishte emrin në listë - Gazeta Express
string(89) "ironizon-nenkryetari-i-pd-shkoder-pasi-nuk-u-lejua-te-votoje-se-nuk-kishte-emrin-ne-liste"

Ironizon nënkryetari i PD Shkodër, pasi nuk u lejua të votojë se nuk kishte emrin në listë

Shqiperi

Gazeta Express

13/06/2021 18:44

Zgejdhjet e kryetarit të ri në Partinë Demokratike nuk kanë kaluar pa probleme, pasi shumë prej anëtarëve të PD-së nuk e kanë gjetur emrin në listat e votimit dhe nuk janë lejuar të votojnë.

Përveç anëtarëve të thjeshtë, emrin në listë nuk e kanë gjetur edhe persona me poste drejtuese në PD, siç është rasti i nënkryetarit të PD në Shkodër, Bashkim Rroji, i cili nuk është lejuar të votojë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ironizon duke u shprehur se nuk e dinte që ishte pjesë e shoqërisë civile, ndërsa “sulmon” edhe kryetarët, nënkryetarët dhe drejtorat e PD-së, për të cilët thotë se deri para pak kohësh ishin në krah të kundërt.

Postimi i plotë:

Se dija që jam shoqeri civile,

Një falenderim të veçant për të gjith ato.që paskan dhênë kontributin e tyre që të behem pjestar i shoqërise civile.

Lexo Edhe:

Falenderimet për perfaqsuesit e  Qytetit tim

Falenderoj në mënyrë të veçant

Spartan apo.kandidat per spartan.

Kryetare apo.Nen kryetarë e pushtetit vendor.(pa.koment )

Drejtora apo kandidat per drejtora

Ju që ishit para pak.kohesh në krahe  te kunderta

Rinoshave te kollarisur dhe ndonje qê mund te kem harruar te mê falin se njerêz jemi dhe gabojmë.

Një gjë ju them gjithve.

 Askush nuk mund te.ndalojë rrugëtimin tonë drejt objektivave që kemi vendosur.

Ditë më të mira do te vijnë.

Respekte gjithmonê miqve.