As themelet e Xhamisë së Ibrit nuk shihen pas djegies e rrënimit që forcat serbe ia bënë në vitin 1999.
Gazetare: Erza Elezaj
Por dashuria e muslimanëve shqiptarë për këtë pjesë të tokës së xhamisë që as nuk mirëmbahet, ende është e madhe.
Njëjtë siç ishte e madhe dhimbja që ata përjetuan kur ajo u dogj nga forcat serbe.
Ndjenjën e hidhur që e përjetuan besimtarët e fesë islame e tregon kryeimami i Bashkësisë Islame në Mitrovicë.
Xhamia e cila daton që nga viti 1778 nuk u përfshi as në marrëveshjen për rivitalizimin e Urës së Ibrit.
Por ajo ishte pjesë e një marrëveshjeje tjetër.
Bëhet fjalë për marrëveshjen e Brukselit në vitin 2015, ku u parapa që në tokën e xhamisë të ndërtohej një fushë e tenisit.
Për rindërtimin e xhamisë u bënë dhjetëra kërkesa nga BIK-u e nga banorët.
Tash pas 22 vitesh kërkesat po i drejtojnë kah Qeveria Kurti e presidenca.
Por se komuna e Mitrovicës i del në mbështetje BIK-ut e thotë Faruk Mujka, nënkryetar i Komunës.
Në Kosovë gjatë luftës së fundit policia serbe dogji e shkatërroi dhjetëra objekte fetare përfshirë xhami, medrese e kisha.
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...