Tottenham Hotspur ka njoftuar zyrtarisht Fabio Paraticin si drejtorin e tyre të ri.
Paraticit nuk iu ofrua një kontratë e re me Juventusin dhe “Spurs” kanë njoftuar se ai do të fillojë nga 1 korriku 2021.
“Klubi është i kënaqur të njoftojë emërimin e Fabio Paratici si Kryeshef Ekzekutiv me efekt nga 1 korrik 2021,” shkroi klubi në një deklaratë.
“Fabio do të jetë përgjegjës për menaxhimin dhe zhvillimin e operacioneve sportive të klubit, mjediseve dhe infrastrukturës së futbollit” – thuhej në vazhdim në komunikatë.
Paratici do të lirohet nga kontrata e tij me Juventusin më 30 qershor dhe tha se ai po pret ‘për të ndërtuar diçka më të mirë’ në Tottenham Hotspur Stadium.
“Unë jam shumë i lumtur. Përvojat e reja gjithmonë japin energji, fuqi dhe motivim. Shpresoj t’i jap Spurs pasionin tim, punën time, kohën time dhe të ndërtoj diçka më të mirë” – u shpreh Paratici. /Gazeta Express/