“Nëse serbët tentojnë t’i vrasin fëmijët, mos i shiko vraje veten”, Buja tregon se çfarë i tha gruas para se të shkonte në luftë - Gazeta Express
string(123) "nese-serbet-tentojne-ti-vrasin-femijet-mos-i-shiko-vraje-veten-buja-tregon-se-cfare-i-tha-gruas-para-se-te-shkonte-ne-lufte"

“Nëse serbët tentojnë t’i vrasin fëmijët, mos i shiko vraje veten”, Buja tregon se çfarë i tha gruas para se të shkonte në luftë

Lajme

Gazeta Express

11/06/2021 20:50

Ish-ushtari i UÇK-së, Ramë Buja ka rrëfyer ngjarje nga lufta të cilat i kujton edhe sot.

Në emisionin “Dhoma e Rrëfimit” të Insajderit, Buja ka treguar për ditën që u nis në luftë dhe fjalët e fundit që ia tha bashkëshortes e cila nuk ishte në dijeni se ai kishte marrë këtë vendim.

Lexo Edhe:

“Kur i tregova gruas se po i bashkohem UÇK-së ia lash një revole dhe një amanet, mere këtë armë dhe nëse ndodhë që vijnë serbët e tentojnë t’i vrasin fëmijët para syve tu, mos i shiko vraje veten. Por ajo më tha diçka tjetër..”, tregon ngjarjen Rama.

Tutje ai ka rrëfyer edhe një rast tjetër ku e kishte lënduar bashkëshorten me fjalë.

Po ashtu, ka folur edhe për vëllain e tij Shukri Bujën i cili gjatë luftës si komandant që ishte, e kishte dënuar.