Dy konkurrentet e “Për’puthen” i japin fund sërish miqësisë me njëra-tjetrën? - Gazeta Express
string(73) "dy-konkurrentet-e-perputhen-i-japin-fund-serish-miqesise-me-njera-tjetren"

Instant

Gazeta Express

11/06/2021 18:19

Dy konkurrentet e “Për’puthen” i japin fund sërish miqësisë me njëra-tjetrën?

Instant

Gazeta Express

11/06/2021 18:19

Kur Ola hyri në emisionin “Për’puthen” u paraqit si armike e Jasminës. Ajo tregoi që dikur kanë qenë shoqe por që nuk flisnin më me njëra-tjetrën.

Madje gjatë një përballje në studio, dy vajzat rrëfyen se marrëdhënia e tyre u ndërpre pas një udhëtimi në Maltë. Gjithashtu vajzat thanë se më parë kanë jetuar bashkë dhe shpesh kanë pasur përplasje për gjëra të ndryshime në lidhje me jetesën dhe miqësia e tyre mori fund 2 vite më parë.

Por pas këtyre deklaratave, në rrjet u postuan foto e video ku Ola dhe Jasmina shfaqeshin në shoqërinë e njëra-tjetrës. Këto imazhe tregonin se tashmë ato ishin shoqe sërish.

Dy vajzat e “Për’puthen” i japin fund sërish

Madje në përfundim të “Për’puthen”, kur Ola festoi dhe ditëlindje, Jasmina i bëri një surprizë shumë të veçantë. Ajo i kishte sjellë mikes së saj një tortë të personalizuar dhe festuan me gjithë konkurrentët e tjerë ditëlindjen.

Por duket se gjërat mes dy vajzave nuk janë më miqësore. Ato të dyja nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në këtë rrjet social, teksa vihet re se vazhdojnë të ndjekin pjesën më të madhe të ish-konkurrentëve të “Për’puthen”. Se çfarë mund të ketë ndodhur këtë herë mes dy mikeshave pritet ta mësojmë me kohën.

Dy vajzat e “Për’puthen” i japin fund sërish