Policia e Prokuroria me aksion në pesë komuna për ndërtime pa leje - Gazeta Express
string(66) "policia-e-prokuroria-me-aksion-ne-pese-komuna-per-ndertime-pa-leje"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2021 14:40

Policia e Prokuroria me aksion në pesë komuna për ndërtime pa leje

Lajme

Gazeta Express

11/06/2021 14:40

Prokuroria e Pejës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në pesë komuna, raporton Express.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se aksioni është zhvilluar me qëllim të identifikimit të ndërtimeve pa leje, përkatësisht për dyshimet penale në drejtim të veprave “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritet zyrtar” dhe veprën penale  “Ndërtimi pa leje”.

Lexo Edhe:

“Aksioni i sotëm është mbikëqyrur  nga Kryeprokurori Kurmehaj, ndërkaq në teren në secilën komunë të lartcekur kanë qenë të angazhuar gjashtë prokuror të shtetit të shoqëruar nga njësitet përkatëse policore dhe inspektorët e ndërtimeve. Gjatë këtij aksioni janë evidentuar disa raste të ndërtimeve pa leje në komunat përkatëse, me ç’rast do të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e këtyre rasteve penale”, thuhet në njoftim./Gazeta Express

Njoftimi i plotë:

Pejë, 11 qershor 2021 – Prokuroria Themelore në Pejë, njofton opinioni publik se, me autorizim të Kryeprokurorit Agim Kurmehaj, prokurorët e kësaj prokurorie në koordinim me Policinë e Kosovës, gjatë ditës kanë ndërmarrë aksion, në komunat që janë nën kompetencën territoriale (Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik) me qellim të identifikimit të ndërtimeve pa leje, përkatësisht për dyshimet eventuale në drejtim të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritet zyrtar” dhe veprën penale  “Ndërtimi pa leje”.

Aksioni i sotëm është mbikëqyrur  nga Kryeprokurori Kurmehaj, ndërkaq në teren në secilën komunë të lartcekur kanë qenë të angazhuar gjashtë prokuror të shtetit të shoqëruar nga njësitet përkatëse policore dhe inspektorët e ndërtimeve.

Gjatë këtij aksioni janë evidentuar disa raste të ndërtimeve pa leje në komunat përkatëse, me ç’rast do të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e këtyre rasteve penale. ​