“Seriozisht? Mos je nën presion?” - Eurodeputeti irlandez i reagon ashpër Kurtit për NATO-n - Gazeta Express
string(85) "seriozisht-mos-je-nen-presion-eurodeputeti-irlandez-i-reagon-ashper-kurtit-per-nato-n"

Lajme

Gazeta Express

11/06/2021 11:22

“Seriozisht? Mos je nën presion?” – Eurodeputeti irlandez i reagon ashpër Kurtit për NATO-n

Lajme

Gazeta Express

11/06/2021 11:22

Eurodeputeti irlandez, Mick Wallace, i ka reaguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në një postim ku fliste për Samitin e djeshëm në Tiranë, teksa nënvizonte se lloji i sigurisë së NATO-së është një ndër shtyllat kryesore të BE-së.

“Unë arrita në përfundimin se 3 shtyllat e tempullit të BE-së janë lloji antifashist i paqes, një lloj mirëqenie shteti dhe lloji i sigurisë së NATO-s”, shkroi Kurti.

Lexo Edhe:

Por, reagim i menjëhershëm i erdhi nga Wallace, shkruan Gazeta Express.

Ky i fundit e pyeti Kurtin se a e ka seriozisht kur thotë se NATO ka të bëj me paqen.

Madje e pyeti atë se a është nën presion dhe a po i tradhton parimet e veta.

“Seriozisht Albin Kurti po përpiqesh të na thuash që NATO ka të bëjë me Paqen? – Kjo nuk i qëndron asnjë mendimi racional. A jeni nën presion? A është e mundur që po tradhtoni parimet?”, ka shkruar ai.