Në gjirafaVideo është publikuar promo e episodit të gjashtë të serialit Rrushe, i cili duket që po bëhet shumë interesant në secilën episodë që po shfaqet.
Rrushe po vazhdon me ngjarjen misterioze dhe dramatike, e cila po zhvillohet nga të gjitha anët. Kur themi nga të gjitha anët, nënkuptojmë vrasjet e episodit të parë, lëndimin e Mentor Pirullit, Lëvizjen Qëndresa në Dresden, e arritjën e Musë Lahut në Gjakovë. E kaluara dhe e tashmja kanë problemet e tyre, të cilat duket se do të thellohen edhe më shumë.
Në episodin e gjashtë shohim disa fytyra të reja që do të paraqiten në serialin Rrushe, si ajo e aktorit Çun Lajci dhe Adrian Morina.
Seriali Rrushe rikthehet të dielen, nga ora 20:00 në T7 dhe nga ora 21:00 në gjirafaVideo.
Më poshtë mund ta shikoni promon e episodit të gjashtë të serialit Rrushe.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...