Sarri emërohet trajner i Lazios së Muriqit - Gazeta Express
string(50) "zyrtare-sarri-emerohet-trajner-i-lazios-se-muriqit"

Sarri emërohet trajner i Lazios së Muriqit

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 13:45

Maurizio Sarri është emëruar trajner i ri i Lazios, klubit të Serie A për të cilin luan sulmuesi i Kosovës Vedat Muriqi.

Sarri, ish-trajneri i Juventusit dhe Napolit, do të zëvendësojë në stolin e Lazios Simone Inzaghin, i cili refuzoi ofertën e re për t’iu bashkuar Interit, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sarri ka nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me klubit nga kryeqyteti italian, e cila do ta mbajë atë në klub deri më 30 qershor 2023.

Trajneri 62-vjeçar do t’i fitojë 3 milionë euro në vit në Stadiumin Olimpik, por paga e tij mund të rritet në 4 milionë euro në vit nëse ai ia del ta kthejë Lazion në Ligën e Kampionëve.

Në Lazio, Sarri do ta gjejë sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pati një sezon debutues zhgënjyes nën udhëheqjen e Inzaghit. /Gazeta Express/