Dramë në Kolumbi, ndeshja përfundon me barazim - Gazeta Express
string(45) "drame-ne-kolumbi-ndeshja-perfundon-me-barazim"

Dramë në Kolumbi, ndeshja përfundon me barazim

Futboll

Gazeta Express

09/06/2021 3:16

Kolumbia ka barazuar në fund në ndeshjen kundër Argjentinës në ndeshjen e vlefshme për kualifikime në Botërorin, Katar 2022. Romero dhe Parades kurse në pjesën e dytë shënoi Muriel ndërkaq Borja barazoi në minutën e katër shtesë të ndeshjes me Borjan.

Argjentina nuk ka arritur që t’i sigurojë tri pikët e radhës në ndeshjen e rundit të gjashtë të kualifikimeve për Botëror, Katar 2022.

Lexo Edhe:

Argjentina e filloi shumë mirë këtë ndeshje kur edhe arriti që të shënojë dy gola të shpejt që në fillim të ndeshjes. De Paul do të asistonte në minutën e tretë për Romeron, i cili gjendet shumë mirë në zonë dhe shënon gol me kokë.

Pesë minuta më vonë Argjentina do ta dyfishonte epërsinë, kësaj radhe goli erdhi pas asistimit të Gonzalez për Paredes. Megjithatë, Paredes këtu arriti që të bënte një kalim të mirë për të shënuar golin e dytë për Argjnetinën.

Argjentina ishte afër që të shënonte golin e tretë në pjesën e parë kur Messi për pak sa nuk shënoi nga gjuajtja e lirë. Vlen të thuhet se në minutën e 35-të, portieri Emiliano Martinez u lëndua me Argjentinën dhe si rrjedhojë u desh të largohet nga loja.

Në pjesën e dytë, Kolumbia ishte shumë më e mirë dhe shpesh rrezikoi portën e Argjentinës. Ngushtimi i rezultatit erdhi në minutën e 51-të të ndeshjes kur Otamendi shkaktoi penallti dhe nga pika e bardh u treguar i suksesshëm nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë Messi do ta godiste shtyllën në minutën e 78-të derisa Ospina po ashtu ia mohoi një gol të sigurt të njëjtit lojtarë në minutën e 80-të.

Kur mendohej që rezultati do të përfundonte me fitore të Argjentinës në skenë doli Borja që shënoi gol në minutën e katër shtesë të takimit për ta barazuar rezultatin në 2-2. Fitorja lënë në pozitën e dytë Argjentinën më 12 pikë, tri fitore dhe tri barazime, derisa Kolumbia është në vendin e pestë me 8 pikë nga gjashtë ndeshje të zhvilluara. /GazetaExpress/