Pam dhe Tommy janë martuar! Në fakt janë gjoksmadhja Lily James dhe Sebastian Stan që kanë krijuar momentin e njohur kur ylli i Baywatch u martua me rokerin e Motley Crue … pasi që ata ishin njoftuar 96 orë më parë
Ikona e Baywatch dhe tupanxhia i Motley Crue ishin martuar më 19 shkurt të vitit 1995, në plazhin e Cancunit në Meksikë, para tetë mysafirëve dhe pasi ishin njohur katër ditë më parë.
Gjatë vikendit në Los Angeles, aktorët Lily James dhe Sabastian Stan u fotografuan duke e rikrijuar këtë skenë të dasmës derisa pritet që të xhirojnë serialin dramë Pam & Tommy.
Lily (32) dhe Sabastian (38) do të dramatizojnë këtë martesë kontraverze, e cila u xhirua në kishë.
Ylli i Baywatch dhe rokeri do të ishin të martuar për tri vite nga e cila martesë do të lindin dy fëmijë, Brandon Thomas Lee (25) dhe Dylan Jagger Lee (23).
Kaseta e tyre e famshme ishte bërë gjatë muajit të tyre të mjaltit, e cila pritet po ashtu të jepet në detaje në miniserialin televiziv.
Pamela Anderson thuhet se e ka kritikuar këtë serial, me një burim afër aktores që e ka cilësuar atë “një shaka e lirë”. /GazetaExpress/
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...