Me bikini dhe në super formë, Emily Ratajkowski në qendër të kritikave pas fotografisë me të birin - Gazeta Express
string(97) "me-bikini-dhe-ne-super-forme-emily-ratajkowski-ne-qender-te-kritikave-pas-fotografise-me-te-birin"

Me bikini dhe në super formë, Emily Ratajkowski në qendër të kritikave pas fotografisë me të birin

Instant

Gazeta Express

08/06/2021 18:55

Emily Ratajkowski është vënë në qendër të kritikave në rrjete sociale pasi ka publikuar disa fotografi me të birin Sylvester.

“Prag ditëlindjeje me partnerin e ëndrrave”, shkroi ajo në Instagram.

Reagimet më të mëdha ishin për mënyrën sesi ajo po e mban fëmijën dhe për trupin që ka 3 muaj pas lindjes.

Edhe pse supermodelja Emily i mbylli shpejt komentet në Instagram, kjo nuk i ndaloi njerëzit, të cilat u dyndën në Twitter.

“Një foshnjë nuk është aksesor shtesë për Instagram”, shkroi dikush.