Granit Xhaka një hap larg Romës - Gazeta Express
string(31) "granit-xhaka-nje-hap-larg-romes"

Futboll

Gazeta Express

08/06/2021 18:32

Granit Xhaka një hap larg Romës

Futboll

Gazeta Express

08/06/2021 18:32

Xhaka është rrugës për ta vazhduar karrierën në Itali. Ai është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016, kur u ble për 35 milionë euro nga Borussia Mönchengladbach.

Arsenali dhe Roma janë shumë afër arritjes së marrëveshjes për transferimin e Granit Xhakës. Dy klubet janë duke negociuar për 28-vjeçarin dhe janë shumë afër arritjes së marrëveshjes për shumën e transferimit të mesfushorit shqiptar.

Lexo Edhe:

Xhaka është dëshira e madhe e Jose Mourinhos, që nga sezoni ardhshëm do të jetë trajner i Romës, duke e bërë shqiptarin prioritetin numër një në afatin kalimtar të verës.

Xhaka ka luajtur pesë sezone me fanellën e Arsenalit që kur iu bashkua atyre nga Borussia Mönchengladbach në vitin 2016 për 35 milionë euro.

Gjatë kohës në Londër, mesfushori ka shënuar 13 gola dhe ka dhuruar 20 asiste në 220 paraqitje në të gjitha garat. /Gazeta Express/