Këngët e Ronela Hajatit gjithmonë kthehen në hite dhe shndërrohen në këngët më të komentuara të momentit. Ama ka edhe disa komente që kritikojnë rrymën dhe stilin e saj në muzikë, duke i konsideruar këngët e saj provokative dhe transgresive.
E ftuar këtë të shtunë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC, Ronela iu ka kthyer përgjigje të gjithë atyre që kritikojnë këngët e saj.
“Shoh shumë njerëz që thonë ‘ngele me këto këngë që i bën në mënyrë transgresive dhe provokative’, por unë kam shumë këngë të tjera që nuk i kam fare kështu dhe nuk marrin vëmendjen e duhur, sepse në fund të ditës njerëzit këto shohin. Unë kam bërë këngë të çfarëdo lloj rryme, në fund të ditës vëmendjen e marrin këngët që duhet të kërcesh, duhet të provokosh dhe nuk mund të thonë që vetëm nga ato lloj bën, por vetëm këto marrin vëmendje”, shpjegoi Ronela Hajati.
Thellë nga natyra e paprekur, në zemër të Bjeshkëve të Istogut, nga mali madhështor i Moknës, shtrihet një perlë...