Gjuetarët e jashtëtokësorëve besojnë se kanë parë UFO në Hënë - Gazeta Express
string(61) "gjuetaret-e-jashtetokesoreve-besojne-se-kane-pare-ufo-ne-hene"

Gjuetarët e jashtëtokësorëve besojnë se kanë parë UFO në Hënë

Mistere

Gazeta Express

08/06/2021 1:27

Gjuetarët e jashtëtokësorëve besojnë që kanë parë shenja të aktivitetit jashtëtokësorë në Hënë pasi që ata zbuluan një objekt që duket si UFO në anën e errët të satelitit tonë hënor

Entuziastët e UFO-ve besojnë që ata i kanë rënë jackpotit pasi që kanë prova për aktivit jashtëtokësorë në Hënë. E fundit vjen pasi që ata kanë parë një strukturë të çuditshme në anën e errët të Hënës.

Gjuetari dhe teoricieni konspirativ, Scott C Warning ka thënë se ata i kanë parë këto gjëra pasi që kanë arritur të shikojnë disa foto që janë bërë nga sateliti i NASA-së në Hënë.

Derisa ata po kërkonin, Waring thotë se kanë parë një krater në satelitin e Tokës, Hënën.

Objekti i çuditshëm duket se ka disa kënde, sipas Waring, ka “krah” që burojnë nga “këndet e tij”.

Megjithatë, teoricieni konspirativ shton se objekti duket se është braktisur nga ata që kanë qenë aty. Sidoqoftë, Waring thotë se pret që vendi të inspektohet nga njerëzit para rikthimit të tyre në Hënë.

“Kam zbuluar një strukturë interesante e cila na konfirmon shumë në atë që ne njerëzit e quajmë strukturë të huaj”, ka shkruar Waring në blogun e tij UFO Sighting Daily. “Kjo është një anije hapësinore jashtëtokësore që ka ateruar brenda kraterit të vogël. Më shumë gjasë është braktisur dhe ata janë larguar me një model të ri dhe është lënë aty për të marrë ndonjë pjesë për anijet e tyre, në të ardhmen. Shumë anije të tilla ka në hënë”.

“Kur njerëzit të shkojnë sa më shpesh në Hënë, do të gjejnë që teknologjia e jashtëtokësorëve është e zakonshme atje. Është në tërë Hënën, e shtrirë rreth saj, e braktisur”, ka thënë tutje ai, transmeton GazetaExpress.

“Imagjinoni…duke marrë një anije të tillë dhe të ktheheni më të në Tokë, do ta dërgonte përpara mijëra vjet njerëzimin në teknologji, por kjo ndodh vetëm atëherë kur Qeveria nuk do ta konsideroj këtë gjë rrezik kombëtar dhe ta mbajë sekret apo ta përdorë si armë ushtarake, e cila ta pranojmë, do të ndodh për herë të parë”.

Përderisa ka elemente të strukturave të tilla të cilat duken të dizajnuara në mënyrë inteligjente, mundësia që ato janë që ashtu, është e rastësisë. Si rrjedhojë, forma të tilla shkaktohen nga goditja e meteorëve.

Hëna vazhdimisht bombardohet nga gurët që bien në hapësirë dhe ajo nuk ka atmosferë që e mbron atë nga rënia e mbeturinave shkëmbore. Kjo do të thotë se një meteor i gjerë vetëm pak metra ka aftësi që të shkaktojë krater.

E kundërta, Waring ndoshta i shikon si UFO me anë të një efekt që njihet se “pareidolia”.  Kjo ndodh kur truri i juaj sheh modele të njohura të cilat realisht nuk ndodhën aty.

“Paradolia është një fenomen psikologjik ku njerëzit shohin forma të njohura në re, formacione të gurëve apo në objekte apo të dhëna të tjera. Ka shumë shembuj të këtyre fenomeneve në Tokë dhe në hapësirë”, thonë nga NASA. /GazetaExpress/