Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së sot ka mbajtur mbledhje pas arrestimit dhe lirimit të veteranit Faik Fazliu. OVL, përmes një komunikate për media ka thënë se institucionet e Kosovës kanë dalë jashtë vlerave kombëtare.
OVL e UÇK-së ka njoftuar se më 12 qershor do të mbahet protestë, ndërsa është thënë se kryeministri Albin Kurti dhe ministrat Donika Gërvalla e Xhelal Sveçla po e akuzojnë UÇK-në, raporton Gazeta Express.
Komunikata e plotë e OVL-së së UÇK-së:
Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, në mbledhjen e mbajtur sot më 7 qershor 2021, diskutoj për situatën aktuale në Kosovë dhe del me këto qëndrime me të cilat i drejtohet opinionit publik:
Të gjithë e kemi të ditur se Institucionet e Kosovës kanë dalë hapur jashtë vlerave kombëtare;
Kohë më parë, vërehet tendencë e akuzave ndaj krerëve të UÇK-së, që nga Kryeministri Kurti, Ministrja e Jashtme Gërvalla-Schwarz, e tani Ministri i Brendshëm Sfeçla;
Rasti i arrestimit dhe dhunës së ushtruar ndaj Faik Fazliut, nuk duhet të trajtohet vetëm nga OVL e UÇK-së, por edhe nga partitë, e si çështje t’i mbetet organeve të drejtësisë dhe ne e respektojmë çdo vendim të tyre;
Me datën 12 Qershor 2021 do të ketë aktivitet protestues, për kohën dhe vendin do të njoftoheni.
Në një kohë kur kërkesa për destinacione autentike dhe ende të paprekura po rritet ndjeshëm, veriu i Shqipërisë po...