Një ngjarje tronditëse raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Sipas informacioneve të siguruara, vëllai ka vrarë motrën e tij. Ngjarja ka ndodhur pranë shkollës ‘Ndoc Mazi’ në lagjen ‘3 heronjtë’ në Shkodër. Mësohet se Fabian Duka ka vrarë me thikë motrën e tij Diana Vuka. Nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i ngjarjes së rëndë, ndërkohë që autori është arrestuar nga policia.
Policia ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Shkodër. Uniformat blu bëjnë me dije se vëllai ka vrarë të motrën e tij me armë zjarri.
Fabian Vukaj ka qëlluar duke i shkaktuar vdekjen motrës së tij Diana Vuka, rreth 58 vjeçe. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë është ngritur grupi hetimor.
Njoftimi i plotë:
Rreth orës 22:30, në lagjen “Ndoc Mazi”, Shkodër, në banese është gjetur e pa shenja jete shtetasja D. V. 58 vjeçe.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është vrarë me armë zjarri nga vellai i saj shtetasi F. V., 55 vjeç, i cili është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes