Një veturë zyrtare e policisë së Kosovës është vetaksidentuar sot në Fushë-Kosovë, shkruan Gazeta Express.
Rastin për Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Agron Borovci.
“Sot rreth orës 15:20 në rrugën Nëna Terezë në Fushë Kosovë , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë zyrtare e policisë. Në këtë aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë ai për Express.