SHBA shpërblim 7 milionë dollarë për “kokën” e kreut të Al Kaedës në Magreb - Gazeta Express
string(73) "shba-shperblim-7-milione-dollare-per-koken-e-kreut-te-al-kaedes-ne-magreb"

Lajme

Gazeta Express

03/06/2021 10:49

SHBA shpërblim 7 milionë dollarë për “kokën” e kreut të Al Kaedës në Magreb

Lajme

Gazeta Express

03/06/2021 10:49

Departamenti Amerikan i Shtetit bën me dije se ka vendosur një shpërblim që arrin deri në 7 milion dollarë për këdo që jep informacion për lokalizimin dhe kapjen e Abu Ubaydah Yusuf al-Anabi.

Al Anabi konsiderohet si një njeri shumë i rrezikshëm dhe kreu i organizatës terroriste të Al Kaedës në Maghreb.

Më herët, ai ka shërbyer si shefi i propagandës së Al Kaedës deri në momentin që trupat franceze në Mali vranë Abdelmalek Droukdel.