120 milionë gradë Celcius! Kaq është temperatura që arriti brenda 100 sekondave i ashtuquajturi “Dielli artificial” i Kinës.
Bëhet fjalë për një model të ri reaktori bërthamor që prodhon energji nga bashkimi bërthamave të atomeve dhe që po testohet në qytetin Hefei në lindje të vendit.
Temperatura kulmore që arriti plazma për pak minuta gjatë provave, javën e kaluar ishte 160 milionë gradë Celcius, më shumë se 10 herë më e lartë se në Diell.
Projekti që po zhvillohet nga një grup shkencëtarësh të drejtuar nga Instituti i Shkencave të Fizikës në këtë qytet, që është pjesë e Akademisë kineze të Shkencave.
Shkencëtarët thonë se prova e radhës ka për qëllim të ruajë këtë temperaturë të lartë për të paktën një javë. Qëllimi përfundimtar është krijimi i një burimi energjie të pakufijshme dhe që u përshtatet rregullave për mbrojtjen e mjedisit, për të furnizuar me gjithë energjinë e nevojshme industrinë kineze që prej dekadash, njeh vetëm zgjerim. /Tv Klan
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...