Ministri Murati i reagon Abelard Tahirit rreth shpedicionit të kamionit ku gjendeshin 400 kg kokainë - Gazeta Express
string(100) "ministri-murati-i-reagon-abelard-tahirit-rreth-shpedicionit-te-kamionit-ku-gjendeshin-400-kg-kokaine"

Ministri Murati i reagon Abelard Tahirit rreth shpedicionit të kamionit ku gjendeshin 400 kg kokainë

Lajme

Gazeta Express

27/05/2021 12:41

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se deputeti i PDK-së, Ableard Tahiri ka shpifur kur tha se vëllai i drejtorit të doganës e ka bërë shpedicionin e kamionit ku u gjenden 400 kilogramë kokainë, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se kjo është shpifje dhe një gjë e pavërtetë.

Lexo Edhe:

“Dua ta adresoj një shpifje për drejtorin e doganave  që u bë sot në këtë seancë e që lidhet me implikimin e familjarëve në importimin apo shpedicionin siç u tha së kompanisë për rastin e zënies së kokainës. Po e them që është shpifje dhe e pavërtetë”, ka thënë ai.

Më  tutje ministri i Financave deklaroi se prej se është emëruar drejtori i ri i doganave, Agron Llugaliu, janë arrestuar 10 zyrtarë doganorë për implikime në kontrabandën me duhan dhe barna.

“Prej se ka ardhur drejtori i ri i Doganës i kemi 10 zyrtarë doganorë të arrestuar për implikime në kontrabandën e duhanit dhe barnave që kapin vlerën miliona euro. Me sa duket kjo e ka prekur edhe një nerv të strukturës që e ka kapur shtetin dhe po tentojnë që ta njollosin drejtorin e ri të doganave”, ka thënë Hekuran Murati.

Ndërkohë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se ka qenë pikërisht vëllai i drejtorit të doganës, ai i cili e ka bërë shpedicionin e kamionit në të cilin janë kapur 400 kilogramë kokainë në Lipjan, shkruan Gazeta Express.

Më tutje Tahiri tha ky drejtor do duhej shkarkuar menjëherë nga Kurti.

“Tek drejtoi i Doganave. Nuk desha ta përmend por e përmende si storie të suksesshme rekrutimin e këtij drejtori. Qysh është e mundshme që shpedicionin e kamionit në të cilin janë zënë 400 kilogramë kokainë e ka bërë vëllai i drejtorit të doganave? Si është mundur? Në rrethana normale ky drejtor ish dashur që të suspendohet menjëherë. Kjo është e tmerrshme z.Kryeministër. Kjo nuk është aferë por është mega aferë”, ka thënë ai. /Express/