Rrustem Mustafa: Albin Kurtin e kam pasur bashkëluftëtar në UÇK - Gazeta Express
string(62) "rrustem-mustafa-albin-kurtin-e-kam-pasur-bashkeluftetar-ne-uck"

Rrustem Mustafa: Albin Kurtin e kam pasur bashkëluftëtar në UÇK

Lajme

Gazeta Express

25/05/2021 21:29

Ish-komandanti i UÇK’së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e ka pasur bashkëluftëtar në UÇK, shkruan Express.

Këtë deklaratë Remi e tha pasi u pyet për deklaratën e tij në Bruksel ku tha se Ballkani Perëndimor duhet pastruar skena politike nga kriminelët e luftës dhe të paqës.

Lexo Edhe:

“Po flet ashtu sikur ai e njeh problemin, në vendin tonë nuk ka pasur krime lufte nga çlirimtaret. Unë Albin Kurtin e kam pasur bashkëluftëtar”, është shprehur Remi.

“Me Albin Kurtin jam takuar edhe në shtabin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jemi takuar për qëllime të çlirimit të vendit”, ka thënë Remi.

“Ai ka qenë me detyra të veçanta në Drejtorinë Politike. Por, kemi pasur kontakte gjithëpërfshirëse. Gjatë kohës sa ishte pjesë e zyrës së Adem Demaci”, shtoi Remi.