Arrestohet këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka - Gazeta Express
string(48) "arrestohet-kengetari-i-njohur-aleksander-gjoka-2"

Shqiperi

Gazeta Express

22/05/2021 10:10

Arrestohet këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka

Shqiperi

Gazeta Express

22/05/2021 10:10

Këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi mbrëmjen e djeshme ka shkaktuar një aksident. Kur Blutë e Tiranës kanë mbërritur në vendngjarje, i kanë bërë testin e alkolit dhe ai ka rezultuar i dehur.

Mësohet se aktualisht Aleksandër Gjoka ndodhet në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa efektivë të Policisë janë duke e ruajtur në spital pasi akuzohet për veprën penale “drejtim mjeti në gjendje të dehur”.

Mes 5 shtetasve të arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur, Policia thotë se është dhe këngëtari. “… dhe Aleksandër Gjoka, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i policisë: Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: R. P., A. Sh., B. M., E. Z., dhe A. Gj., pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.