Berisha “non grata”/ Balliu: Simbol i demokracisë, lobimi i Sorosit nuk do të bindë njeri për të kundërtën - Gazeta Express
string(101) "berisha-non-grata-balliu-simbol-i-demokracise-lobimi-i-sorosit-nuk-do-te-binde-njeri-per-te-kunderten"

Shqiperi

Gazeta Express

19/05/2021 19:27

Berisha “non grata”/ Balliu: Simbol i demokracisë, lobimi i Sorosit nuk do të bindë njeri për të kundërtën

Shqiperi

Gazeta Express

19/05/2021 19:27

Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu ka reaguar pas shpalljes non grata në SHBA të Sali Berishës. Balliu thotë se Berisha është historia e luftës kundër komunizmit ndërsa e cilëson atë si vlerësuesin më të lartë të demokracisë amerikane.

“Nuk shpallet non grata historia. Sali Berisha është historia e luftës kundër komunizmit; E sjelljes së demokracisë E antarësimit të vendit në NATO.  E liberalizimit të vizave dhe e orintimit Euroatlantik të politikës shqiptare.

Ai është mbrojtësi i Kosovës dhe vlerësuesi më i lartë i Demokracisë Amerikane. Sali Berisha është roja i çështjes kombëtare dhe denoncuesi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelet më të larta të qeveritarëve të sotëm.

Lobingu Sorosis nuk ja arrin dhe kurrë nuk do tja arrijë të bindë njeri në Shqipëri për të kundërtën”, shkruan Balliu.