Qytetari rrahu policin për shkak të maskës në Aeroportin “Adem Jashari”
Lajme
Gazeta Express
17/05/2021 11:12
Një person ka sumuar një zyrtar policor dje në Aeroportin “Adem Jashari”, pasi i dyshuari nuk ka pranuar ta vendosë maskën kundër koronavirusit.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të
rregullt.
Njoftimi i plotë i policisë:
PENGIM I PERSONIT ZYRTAR/Aeroporti Adem Jashari, 16.05.2021
– 17:45. Është raportuar se një mashkull kosovar nuk ka respektuar masat anti
Covid duke mos vendosur maskën sipas udhëzimeve të zyrtarëve policor, gjatë
intervistimit i dyshuari ka sulmuar njërin nga zyrtarët policor. Me urdhër të
prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.