Çka nënkupton dhe çfarë është valvula?
Valvula është ind i përbërë nga fletëza të holla (kuspise) të cilat me lëvizjen e tyre mundësojnë rrjedhjen e gjakut në një drejtim.
Çfarë funksioni kryen valvula aortale?
Valvula aortale është e përbërë prej tri fletëzave dhe kontrollon rrjedhjen e gjakut nga ventrikuli (barkushja) e majtë në aortë (ena më e madhe e gjakut në trupin tonë).Gjithashtu në gjendje normale pengon kthimin e gjakut nga aorta në ventrikulin e majtë.
Çfarë është zëvendësimi i valvules aortale?
Zëvendësimi i valvules aortale përfshin largimin e valvules (fletëzave) së dëmtuar dhe zëvendësimin e saj me protezë të re nga materiali sintetik apo indet shtazore.
Çfarë janë protezat nga materiali sintetik dhe kur përdoren ato?
Valvulat mekanike janë të prodhuara nga materiali i veçant sintetik prej karboni dhe titaniumi.
Vlera kryesore e tyre është qëndrueshmëria. Zakonisht këto valvula janë të qëndrueshme deri sa të jeton njeriu.
Çfarë protezat biologjike dhe kur përdoren ato?
Protezat biologjike janë krijuara nga indet shtazore (valvula e derrit, perikardi i lopës, kalit ,etj).
Valvulat e tilla e kanë qëndrueshmërin më të shkurt, dhe ndoshta gjatë jetës duhet re-intervenuar për zëvendësimin e saj.
Cilat janë përparësit dhe mangësit evalvulës mekanike dhe biologjike?
*Valvula mekanike ka qëndrushmëri deri sa jeton njeriu, mirëpo duhet përdorë terapi antikoagulante gjithë jeten.
*Valvula biologjike ka qëndrushmëri të shkurt (më shumti 15 vite), mirëpo pacienti nuk përdor terapi anti-koagulante, por vetëm terapi anti-agreguese.
Kur duhet zëvendësuar valvula aortale?
Valvula aortale do të duhej të zëvendësohej për dy arsyeje:* valvula është ngushtuar (stenoza e valvules aortale), ku hapja e valvules është më e vogël duke penguar rrjedhjen e gjakut nga ventrikuli i majtë në aortë.* valvula aortale lëshon (insuficienca e valvules aortale), me ç’rast valvula lejon gjakun të kthehet mbrapa nga aorta në ventrikulin e majtë.
Si realizohet zëvendësimi i valvules aortale?
Zëvendësimi i valvules aortale realizohet nën anestezion të përgjithshëm, që do të thotë pacienti është në gjumë dhe nuk ndjen asgjë gjatë operimit.
Çfarë çasje kirurgjik mund të realizohet zëvendësimi i valvules aortale?
Janë dy metoda kirurgjike për zëvendësimin e valvules aortale:
1.Metoda standarde kirurgjike:-incizion i gjatë rreth 20-25 cm në krahrorin tuaj për të mundësuar qasjen në zemër,-zemra juaj ndalet dhe makina zemër-mushkëri e merr funksionin e zemres dhe mushkërive,-valvula e dëmtuar largohet dhe zëvendësohet me protezë të re,-zemra juaj fillon përsëri të punoj dhe krahrori juaj mbyllet.
2.Metoda minimale invazive:-incizion i vogel rreth 6-8 cm në krahrorin tuaj për të mundësuar qasjen në zemër,-zemra juaj ndalet dhe makina zemër-mushkëri e merr funksionin e zemres dhe mushkërive,-valvula e dëmtuar largohet dhe zëvendësohet me protezë të re,-zemra juaj fillon përsëri të punoj dhe krahrori juaj mbyllet.
Operacioni për zëvendësimin e valvulës aortale zgjatë disa orë.
Sa zgjatë përmirësimi i gjendjes suaj pas intervenimit kardiokirurgjik?
Ju do të duhet të qëndroni në Spital për disa ditë (deri 1 javë).
Duhen dy deri tre muaj deri të rekuoperoheni plotësisht.
Cilat janë rreziqet e zëvendësimit të valvules aortale?
Si çdo operacion kardiokirurgjik edhe zëvendësimi i valvules aortale është operacion i madh dhe bartë me vete rreziqet, e këto kryesisht janë:-infeksioni i plagës, mushkërive, vezikes urinare dhe vetë valvulave të zemres,-koagulimi i gjakut,-sulmi në tru,-çrregullime të ritmit të zemres,-ulje e funksionit të zemres, etj.
Si është prognoza e zëvendësimit të valvules aortale?
Risku për vdekshmëri nga zëvendësimi i valvules aortale është 1-3%.
Shumica e pacientëve të cilët shpëtojnë nga ndërhyrja kardiokirurgjike kanë pritshmëri për jetë normale.
Cilat janë këshillat që pacientët e operuar duhet ndjekur?* përdoreni me kujdes terapin anti-koaguluese mbani vleren e INR gjithmonë sipas rekomandimeve të Kardiokirurgut,* mos vozitni deri 4-6 javë pas operimit,* duhet pushim nga puna 6 deri 12 javë (varësisht nga puna që punoni),* ju duhet të kaloni 2-3 muaj pas operimit për tu rikuoperuar plotësisht,* në këtë kohe pandemie duhet izoluar plotësisht, për të ju shmangur infeksionit me Covid 19, sepse rrezikon jeten e juaj.
Shkruan:Dr.Arbër KUTLLOVCI
Mjek Specialist Kardiokirurg
Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.
Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!#spitaliamerikan#perqafojejeten
https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en
https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/posts/2980103462208879